Ndodh edhe kështu/ Gruaja lind në parking, ambulanca keqkuptohet dhe nuk ndalon ta ndihmojë (FOTO)

23/04/2020 18:09

Një mësuese ka rrëfyer eksperiencën e saj të pazakontë, ku iu desh ta sillte në jetë djalin e saj brenda vendparkimit të një supermarketi, për shkak se shoferi i ambulancës nuk ndaloi, me mendimin se çifti thjesht po i përshëndeste për punën e vështirë, në këtë kohë pandemie.

Hannah Howells dhe bashkëshorti i saj, Andy nga Hamble, Hamoshire po udhëtonin drejt spitalit Princess Anne më 19 prill, kur gruaja kuptoi se do t’u duhej të ndalonin: fëmija ishte gati të lindte!

Howells ndihmoi të shoqen ta sillte në jetë fëmijën dhe vetëm pas lindjes së tij, pranë tyre erdhi e njëjta ambulancë që minuta më parë nuk ndaloi. Për fat të mirë nëna dhe djali janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. “E gjitha ishte surreale”, tregoi zoti Howells.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel