Kur do të fillojë shkolla? Ministrja Shahini: Po presim çfarë do thotë Task-Forca, jemi të sigurtë që…

23/04/2020 21:35

Ministrja e Arsimit Besa Shahini e ftuar në Open në Top Channel thotë se Task-Forca e ngritur për koronavirusin do të vendosë së kur nxënësit dhe studentët do të kthehen në shkollë, ndërsa tha se me siguri në qershor vii shkollor do të mbyllet.

“Ne po presim që ekspertët që janë pjesë e Task forcës për koronaviorusin, të na thonë se është i sigurt rinisja e mësimit. Ne flasim për shkollat në zonat urbane ku ka shumë nxënës, madje me dy turne. Ne duhet të vendosim të hapim masat por duke pasur në fokus shëndetin e nxënësve.

Do ishte shumë mirë që të kthehemi në shkollë për të mbyllur vitin akademik dhe vitin shkollor për nxënësit dhe studentët. Ky vit do të mbyllet dhe jemi të sigurt se do ta mbyllim këtë vit brenda qershorit. Në mënyrë që nxënësit që duan të ikin jashtë vendit ta mbyllin shkollën në qershor. Edhe ata që mendojnë se kanë ngelur pas mund ta përsërisin vitin shkollor pa asnjë penalizim. Pra nuk do shkruhet askund se ata janë përsëritës”, tha ministrja Shahini.

Top Channel