Ditën e sotme në Top Talk është diskutuar në lidhje me shpenzime ditore që duhet të bëjnë njerëzit për shkak të situatës së CoVid-19.

Tema ka qenë nëse duhet të shpenzojmë për të mbajtur gjallë ekonominë apo duhet që të kursejmë për t’u përballur me të panjohurat që mund të na sjellë situata e pandemisë.

Të ftuar në studio kanë qenë Pano Soko dhe Ilir Beqaj.

Ekonomisti Soko është shprehur se për të shpëtuar ekonominë duhet të shpenzojmë para edhe në këtë kohë.

Denis Dyrnjaja: Zoti Soko duhet të kursejmë apo shpenzojmë para?

Pano Soko: Unë jam i mendimit që këtë vakum që ka krijuar mungesa e kohës për të bërë shpenzime ne duhet ta rikuperojmë sa më shpejt. Në thelb kriza ekonomike në vetë vete është mungesa e lekujditetit në ekonomi që ka ardhur për shkak të mungesës së kohës që kanë familjet  për të vazhduar aktivitetin ekonomik në 100% të kapacitetit të saj.

Çfarë do të thotë kjo?

Vendosja e fashave orare dhe kufizimi i lëvizjes dhe hapjes së njësive të shërbimit ka bërë që  në pikën fundore të tregtisë që është shitja me pakicë të kemi pasur një bllokim aktiviteti.

Një pjesë e mirë e aktivitetit që nuk lidhet me mallrat ushqimor është bllokuar totalisht duke sjell bllokimin e aktivitetit nga pikëpamja ekonomike deri në çuarjen në prag të kolapsit apo falimentimit të këtyre aktiviteteve.

Denis Dyrnjaja: A e ekuivalentojnë blerjet që po ndodhin tani këtë pjesën tjetër që është stopuar?

Pano Soko: Fatkeqësisht jo, në strukturën e buxhetit të familjeve sot janë aktive, ushqimet, energjia elektrike, telekomunikimi edhe medikamentet, të gjitha bashkë këto në strukturën e familjes zënë 64% të shpenzimeve. 34% mungon në treg dhe kjo është burimi i asaj që sot quhet krizë ekonomike.

Denis Dyrnjaja: Pse duhet të harxhojmë para?

Sepse në qoftë se në vazhdojmë të ruajmë shpenzimet minimale athere duhet të presim që pjesa e atyre industrive që merren me këto shpenzime që ne kemi hequr nga lista do të falimentojnë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA