A do ta pushtojë Trump ishullin Kharg të Iranit? Administrata amerikane ‘presion’ Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit 20/03 13:17
Tetë foshnja nga një jetimore në Tokio po mbahen në monitorim pasi rezultuan pozitive me Covid-19, sipas një deklarate nga Spitali Saiseikai i qytetit.
Në deklaratë thuhet se tetë foshnjat janë në gjendje të mirë dhe nën kujdesin spitalor. Një infermiere në jetimore, e cila po kujdesej për 29 të porsalindurit rezultoi e prekur nga virusi më 16 prill.
Për fat të mirë, 21 foshnjet e tjera nuk janë të infektuara.
Ato u rikthyen në spital, pasi ky i fundit iu nënshtrua një procesi dezinfektimi. Tre pjesëtare të stafit që shfaqen ethe po testohen për Covid-19, teksa aktualisht gjenden të izoluara në shtëpi.
Top Channel