Në një muaj, Rumania ka mbledhur 78 milionë euro, pasi zyrtarët i kanë vendosur rreth 200 mijë gjoba personave që shkelnin kufizimet kombëtare të ndërmarra për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Dhe shifra, është jo e vogël, por ekuivalente me të ardhurat kombëtare nga taksat e korporatave për gjithë muajin shkurt. Zyrtarët thonë se janë vendosur rreth 200 mijë gjoba për mos respektim të masave për ndalimin e përhapjes së koronavirusit nga 24 marsi deri më 19 prill. Nuk ka në fakt të dhëna publike se sa janë paguar këto gjoba nga të ndëshkuarit.

Por, të dhënat krahasuese, të analizuara nga ekspertët, tregojnë se në rumani, ligji është zbatuar me rigorozitet. Kështu, policia britanike ka lëshuar 3493 gjoba dhe ka nisur 83 çështje kriminale. Rumania, vetëm natën e pashkës ndërkohë ka vendosur 3384 gjoba dhe ka hapur 234 çështje penale. Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, shpalli gjendjen e emergjencës në vend për shkak të pandemisë së covid 19, më 16 mars. Pas kësaj, qeveria lëshoi një numër urdhërash që kufizonin lëvizjet e njerëzve për të ndaluar përhapjen e virusit.

Rumunët duhet të kufizojnë daljet nga shtëpia dhe kur dalin, duhet të plotësojnë një formular me qëllimin e daljes dhe ta mbajnë atë me vete. Ata që nuk binden, dënohen dhe gjobat variojnë nga 412 deri në 4120 euro. Presidenti ndërkohë e shtyu gjendjen e emergjencës edhe me një muaj tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA