Malësia e Madhe, asnjë te prekur/ Sot një infektuar i ri në Shkodër, në total 100 raste me Covid-19
22/04/2020 15:13
Pavarësisht se ndodhet mes dy vatrave te rrezikshme siç është, Tuzi dhe Shkodra, bashkia e Malësisë së Madhe fatmirësisht deri me sot, nuk ka asnjë rast qytetarësh të prekur me Covid19.
Sipas epidemiologeve, rol të rëndësishëm kanë luajtur zbatimi i masave të marra dhe fakti se rreth 90% e banorëve të Malësisë së Madhe jetojnë në shtëpi private duke krijuar automatikisht një distancim fizik me të tjerët.
Kryetari i bashkisë Tonin Marinaj, thotë se pavarësisht masave që janë marrë, menaxhimi i situatës nuk do të ishte i mundur pa sensibilizim e qytetarëve.
Banorët thonë se kujdesi për veten duhet të jetë primar por ata vlerësojnë edhe kushtet klimaterike të zonës.
Top Channel