Tifozët e futbollit kosovar dhe simpatizantët e dardanëve në mbarë trojet shqiptare do të duhet të presin të paktën edhe 6 muaj për të parë fazën e Play Off për europianin.

Kosova do të impenjohet në ndeshjen më të rëndësishme të historisë kur të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut në një rrugëtim që mund t’i japë finalet e turneut, fazë që do të luhet në tetor ose nëntor.

Zëvendës presidenti i UEFA-s Shandor Sani’ tha se do të luhet në fund të vjeshtës ose dimër për 4 vendet e fundit të kualifikuara për Europianin që ishte programuar këtë vit që u shty nga pandemia. Mbetet për tu përcaktuar kalendari i ngjeshur pasi Kosova do të duhet të llogarisë dhe Ligën e Kombeve në edicionin e dytë, që përfshin 55 federatat anëtare.

Kosova do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup, e nëse triumfon, do të përballet për një biletë direkte me fituesen e ciftit Gjeorgji-Bjellorusi. Europiani mbahet në 12 qytete të ndryshme në mbarë kontinentin, për herë të parë në historinë e tij 60 vjeçare.

Top Channel