Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor – ISHSH ka njoftuar se nga data 12 mars 2020 janë kryer 581 inspektime dhe monitorime në fasoneri. 19 subjekte janë dënuar me gjobë ndërsa 11 fasonerive u është pezulluar aktiviteti.
Ndërkohë vetëm ditën e sotme sipas ISHSH janë kryer 70 inspektime ku janë vendosur dy gjoba dhe janë pezulluar dy aktivitete në në Durrës dhe Elbasan.
“Vazhdojmë inspektimin e çdo subjekti që paraqet rrezik për përhapjen e COVID-19. Kemi kryer 70 inspektime në fasoneri sot. Tolerancë zero. Dy gjoba dhe dy pezullime aktiviteti në Durrës dhe Elbasan për fasonet që nuk zbatonin masat mbrojtëse.
Nga data 12 mars 2020 janë kryer 581 inspektime dhe monitorime në fasoneri. 19 subjekte janë dënuar me gjobë ndërsa 11 fasonerive u është pezulluar aktiviteti.” thuhet ne njoftimin e ISHSH.
Top Channel