7 persona të tjerë kanë dalë sot nga karantina ku gjendeshin të strehuar në dy hotele ndërsa në bashkinë e Libohovës janë vendosur sot 4 personat e pare mes emigrantëve në godinën e azilit të të moshuarve Libihovë.
Një ditë më parë u fol për mungesën e kushteve të përshtatshme për ti akomoduar ata dhe janë marrë me shpejtësi masat që ky ambjent të bëhet i përshtatshëm. Në dispozicion te një fluksi të mundshëm janë 6 dhoma.
Gori Kola dhe Robert Kodra përkatësisht nga Roskoveci dhe nga Patosi thonë se kanë kaluar peripeci të shumta deri sa kanë hyrë në territorin shqiptar. Për ta u bë shumë e vështirë pritja në Kakavijë ndërsa pranojnë se ka ende persona në që presin në anën tjetër të kufirit.
” Unë kam 9 ditë jam nga të parët në doganë. Nuk i pranoja kushtet që donte Edi Rama me 25 e 30 euro deri sa e afishoi programin me 7 euro personi.
Kisha 700 euro, 600 i harxhova rrugës.
Ishim 45 veta për pesë ditë me radhë, lodhja ishte shumë e madhe dhe as ushqim, asgjë, vetëm me biskota 9 ditë.”
“Në Kakavijë nuk na erdhi mirë se ishim shumë vetë ishin dhe disa gra aty bile edhe një nuse dhe e nxorën jashtë hekurave. Familja ime është e shqetësuar se janë vetëm në shtëpi, gruaja do ilaçe, me tension me diabet është. Unë pa asistencë, pa përkrahje pa asnjë gjë, të papunë të dy dhe më thonë do paguash 25 mijë lekë nata.
N.q.s. përgjigjja na del negative përse të na mbajnë 14 ditë këtu? Këtë nuk e kuptojmë ne.”
Kryetarja e bashkisë së Libohovës pranon se kishte një lloj shqetësimi fillimisht tek opinioni publik.
“Kishte një lloj shqetësimi për karantinimin këtu por dua ti garantoj qytetarët se masat janë shumë strikte nuk ka rrezik infektimi”
Qendra shëndetësore në Libohovë do të mbulojë nevojat e personave nën karantinë në këtë godinë publike. Ata janë 2 mjekë dhe 8 vetë personel shëndetësor.
Top Channel