Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot në ora 17:00 do të kthen 120 qytetarë të Kosovës nga Turqia, e të cilët kanë qenë atje për trajtim shëndetësor.

“Sot në ora 5 do të kthehen 120 qytetarë nga Turqia, pjesa më e madhe kanë probleme shëndetësore dhe kanë qenë në Turqi për shërim. Gjatë kësaj jave do të organizojmë edhe tri fluturime. Disa studentë do të kthehen. Numri i të kthyerve varet nga numri i vendeve në qendrën e Studentëve. Nga 700 persona të vendosur në karantinë vetëm 3 kanë rezultuar pozitiv dhe nuk kanë infektuar të tjerë. Jemi duke kthyer rreth 100 qytetarë nga ShBA-të”, tha ai.

Ndërkaq, i pyetur se a e përkrah një koalicion në mes LDK-së, AAK-së dhe Nisma, ai tha se edhe pse ka pikëpamje të tjera e respekton vendimin e këshillit të përgjithshëm të partisë.

“Kam pasur pikëpamje tjera sa i përket situatës aktuale dhe janë prezantuar në parti. Ne e kemi një vendim të këshillit të cilin e respektoj”, tha ai.

Abdixhiku foli edhe për cilësinë e ajrit në vend, ku tha se cilësia e ajrit është përmirësuar dukshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA