Prej disa ditësh skena shqetësuese vijnë nga SHBA ku protestues të zemëruar kanë demonstruar kundër faktit se nuk mund të shkojnë në punë ose në jetën e tyre të përditshme praj masave të izolimit të koronavirusit.

Protestat që janë mbështetur nga presidenti Donald Trump, janë zhvilluar në shtete si Kaliforni, Texas, Colorado, Idaho, Michigan, Ohio e Pennsylvania.

Në disa intervistat me protestuesit në Pennsylvania rrjeti ITV News tregon se disa janë të zemëruar sepse kanë humbur vendet e mira të punës, dhe thonë se qeveria duhet të marrë parasysh kërkesat e tyre e jo të publikojë vetëm shifrat e vdekjeve.

Dy prej protestuesve ishin më të spikatur në komentet e tyre. Diane Ventura kritikoi grupin ‘American patriots’ për ndjekjen e këshillave të qeverisë dhe shtoi se nuk beson te provat shkencore pasi beson te Zoti.

Një tjetër protestues i quajtur Austin Ritz, i quajti shkencëtarët ‘mbjellës frike’ që prezantojnë shifra të rreme.

Media komentonte se “është shokuese të mendosh se këto nuk janë parodi, por opinione të vërteta njerëzish”.

Top Channel