Pasi shumë prej bizneseve në vend kanë filluar të hapen, kryeministri Edi Rama me anë të një deklarate ka kujtuar këto biznese që të bëjnë kujdes dhe të kenë dokumentet e nevojshme.

Sipas Ramës të gjithë këto biznese që do hapen duhet të disponojnë në mjedis vërtetimin nga e-albania dhe protokollin e sigurisë.

“ Kujtesë!
Çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga www.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna 27 prill!
Task-forca ndërinstitucionale anticovid19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të kodit penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli?”, shkruan Rama.

Top Channel