Përmetari feston 100 vjetorin, gjysh Visho tregon sekretin e jetëgjatësisë

21/04/2020 17:42

Gjysh Visho nga Përmeti, sapo ka mbushur plot 100 vite. Por ndryshe nga vitet e tjera, ky 100 vjetor e gjeti të izoluar në shtëpi, si pasojë e koronavirusit.

Bashkia Përmet, dërgoi një grup muzikor që këndoi live për disa minuta poshtë ballkonit të apartamentit të gjysh Vishos. Por edhe kryetarja e bashkisë, Alma Hoxha, e vizitoi dhe i dhuroi një buqetë me lule, burrit më të vjetër në qytet. Me gjysh Vishon u njohëm përmes emisionit “Shipëria Live”, nga ku ishte dhe i ftuar. Gjyshi, me ndihmë e nuses së djalit, tregoi disa detaje interesante nga jeta e tij.

“Kam tre fëmijë, dy mbesa dhe pesë nipër. Kam bërë një jetë normale jo ndonjë gjë të veçantë”, u shpreh gjyshi.

Nga krahu tjetër, nusja e djalit të tij, konfirmon se gjysh Vito, nuk ka abuzuar me pijet alkoolike, lexon shumë dhe ka një dëshirë. Të bëhet 120 vjeç

“Gjyshi ka qenë i rregullt, s’ka abuzuar me pijet alkoolike. Lexon shumë dhe sot e kësaj dite ende lexojnë. Tani do ta urojmë sa t’i dojë zemra (kur u pyet si do të ja uroni tashmë ditëlindjet, pasi gjysh Vito i mbushi 100 vjeç). Kur i thoshim gjyshit u bëfsh 100, jo jo e keni pak thoshte, sepse dua 120 vjeç”, tha nusja e djalit të gjysh Vitos.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA