Afati i armëpushimit po skadon ndërsa bisedimet mbeten të pasigurta, forcat siriane pozicionohen në zonat e fundit të kontrolluara nga kurdët 23/01 22:49
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të pezullohet përkohësisht emigrimi. Kështu ka njoftuar presidenti i SHBA, Donald Trump në një postim në Twitter.
Ai do të pezullojë përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si rezultat i “sulmit nga armiku i padukshëm”, një term ky i përdorur më herët nga Trump për koronavirusin.
“Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve të mëdhenj amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara”!- shkruan në Twitter Trump.
Trump nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth qëndrimit të tij.

Top Channel