Mediat kineze raportonin sot se një vend aziatik ka nënshkruar kontratën e blerjes së gjuajtësve të lehtë FTC-2000G duke u bërë klienti i parë i ketyre avionëve luftarakë kinezë, jashtë Afrikës.

Avionët e njohur gjithashtu si JL-9, kanë hyrë në shërbim në vitet 2000, si avionë gjuajtës dhe stërvitorë, dhe janë pjesë e flotës së Kinës dhe e Sudanit.
FTC-2000G ka cilësi të përmirësuara në krahaasim me pararendësin e tij FTC-2000 dhe mund të kryejë disa role sulmuese ajër-ajër dhe ajër-tokë.

Avioni vlerësohet për kostot e ulëta të operimit dhe mirëmbajtjes. Ai është një nga vetëm tre tipe gjuajtësish që Kina ofron për eksport, së bashku me JL-8 i cili ka pasur shitje të suksesshme, dhe JL-10.

JL-9 është renditur më parë si i treti në botë nga avionët më të mirë stërvitorë, dhe si klientë janë përfolur Kamboxhia e Mianmar. Por kjo e fundit ka bërë porosi për gjuajtësit rusë Su-30, qe do të thotë se do të ketë nevojë për mjete stërvitore më të avancuara.

Ndërsa Kamboxhia ka një buxhet më të vogël ushtarak dhe ka më shumë gjasa të jetë klienti misterioz.

Por dhe Tailanda e Laos kanë qenë klientë të rregullt të armëve kineze, ose mund të jetë një klient i ri si Malajzia apo Fiipinet, të cilat kanë përmirësuar lidhjet me Kinën vitet e fundit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel