Mposhti koronavirusin, mjeku i njohur jep lajmin e mirë: Me rritjen e temperaturave Covid-19 do të dobësohet

21/04/2020 22:02

Mjeku Roland Xhaxho është shëruar nga COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë sonte ai bëri një lidhje në “Open” në Top Channel ku foli për Covid-19, ku tha se me rritjen e temperaturave ai beson se ky virus do të dobësohet.

“Ky virus do të dobësohet. Është shumë i ndjeshëm. Nuk ka studim por me ngrohjen e kohës dhe me rrezatimit e diellit mendoj se do të dobësohet”

“Të rinjtë duhet të dalin unë jam i kësaj ideje nëse ka punë të vazhdojë punë por duhen ruajtur të moshuarit” tha doktor Xhaxho.

Top Channel