Mjekët thirrje publikut: Të gjithë duhet të mbajnë maska

21/04/2020 01:55

Më shumë se 100 prej mjekëve më të mirë në Britani i kanë mbështetur thirrjet për njerëzit që të mbajnë maska kur dalin nga shtëpia për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infektimi me koronavirus.

Doktorët firmosën një letër ku thuhej se ishin “ gjithmonë e më të alarmuar” nga mosveprimi zyrtar përballë domosdoshmërinë së mbrojtjes së fytyrës.

Kabinetit qeveritar britanik mund të marrë një vendim këtë javë nëse do të urdhërohet përdorimi i pajisjeve mbrojtëse për miliona britanikë në vendin e punës dhe në transportin publik.

Apeli i mjekëve erdhi përpara një takimi të këshilltarëve shkencorë të qeverisë nesër për të shqyrtuar provat nëse maskat duhet të bëhen të detyrueshme. Sipas një studimi të realizuar nga Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut (BfR) në Gjermani, frika nga Covid-19, kohët e fundit ka rënë ndjeshëm.

Sipas “BfR Corona Monitor” përqindja e të anketuarve që i druhen infeksionet ka rënë në 26% nga 40% që ishte javën e kaluar. Për këtë arsye lande të ndryshme të Gjermanisë zbutjen e masave kufizuese, po e shoqërojnë me detyrimin për mbajtjen e maskave, sidomos kur qytetarët përdorin mjetet e transportit publik. Sa u përket blerjeve në dyqanet me pakicë mbajtja e maskave rekomandohet me forcë, por nuk është e detyrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA