Komisioni Ligjeve miratoi kërkesën e qeverisë për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri me datë 23 qershor.

Nga opozita e re abstenuan deputetët Alban Zeneli dhe Andi Përmeti.
Në cilësinë e komisionit përgjegjës, komisioni shqyrtoi projektvendimin “Për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendim nr. 243 datë 24.03.2020, të Këshillit të Ministrave.”

Zëvendës ministria e shëndetësisë Mira Rakacolli tha se situata fatmirësisht është nën kontroll, fal dhe masave të menjëhershme për distancimin social të popullatës, por lehtësimi i tyre mund çojë në shtimin e numrit të rasteve pasi një pjesë e të infektuarëve janë asimptomatik dhe kontakti i tyre me më shumë njerëz do të krijojë kushte për rritjen e numrit të të prekurve nga COVID-19.

Sipas saj nëse do të ketë numër të lartë të rasteve, do të lind nevoja për kthimin e masave drastike. ”Për këtë arsye masat që do të merren do të jenë graduale dhe situata do të vlerësohet në dinamik”, theksoi znj.Rakacolli.

Top Channel