Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij
Katër fëmijë janë gjetur të vdekur në një gropë të thellë teksa luanin në një kantier ndërtimi në jug të Kinës.
Katër djemtë, dy vëllezër, kushëriri i tyre dhe një fqinj ishin futur fshehurazi në kantierin e ndërtimit për të luajtur. Viktimat tragjike të moshave nga pesë deri në 11 vjeç, ishin varrosur të gjallë nga shtresat e rërës në gropën e thellë. Shtatë njerëz duke përfshirë dhe drejtuesin e kompanisë së ndërtimit Wu Yaochen, janë arrestuar, ndërsa rrethanat e sakta të tragjedisë janë ende të paqarta.
Babai i dy vëllezërve tha se fëmijët u shpallën të humbur rreth orës 17:00 të shtunën pasdite dhe u gjetën të vdekur rreth 1 orë më vonë. Trupat e tyre u nxorrën nga zjarrfikësit rreth orës 22.00.
Imazhet tronditëse tregonin familjet e tyre prane katër arkivolëve të vegjël ne kantierin endërtimit, ku të afërmit po protestojnë duke kërkuar drejtësi.
Zyrtarët kanë premtuar një hetim të plotë të rrethanave, rezultatet e të cilit priten të njoftohen në ditët në vijim.
Top Channel