Gjashtë persona u goditën rreth 40 herë me thupër në provincën Aceh, të Indonezisë, një ceremoni kjo që ndryshe nga herët e tjera, ishte e kufizuar, për shkak të koronavirusit. Një çift i pamartuar dhe katër persona që kishin pirë alkool, janë goditur nga 40 herë me thupër, si masë ndëshkimore ndaj “gabimit” që kishin bërë.
Kjo masë aplikohet për një sërë veprash penale në këtë rajon, ku përfshihen, lojërat e fatit, pirja e alkoolit dhe marrëdhënia seksuale, nga çiftet e pa kurorëzuar. Mirëpo, ndryshe nga herët e tjera, ku gjatë aplikimit të dënimit, ka qindra qytetarë të pranishëm, kësaj here numri i tyre ishte mjaft i reduktuar.
Një burrë, i cili kishte bërë tre muaj burg për pirje të alkoolit dhe së fundmi u godit 40 herë me thupër, u shpreh se ndihej i lumtur, pasi më në fund ishte i lirë dhe së shpejti do të mbante agjërim.
“U mërzita në burg, tani më në fund jam i lirë”, tha ai. “Ramazani po vjen dhe nuk mund të imagjinoja agjërimin në burg”.
Megjithëse shumë aktivistë të shoqërisë civile në Indonezi, madje dhe vetë Presidenti, Joko Widado, kanë bërë thirrje që kjo masë ndëshkimore të marrë fund. Ata janë kundërshtuar nga pjesa më e madhe e qytetarëve të Aceh, të cilët janë pro që kjo masë të aplikohet.
Top Channel