Një shofer rumun kishte gjetur një metodë të pazbuluar më parë në fshehjen e shqiptarëve në Angli.

Top Channel duke iu referuar medias britanike raporton se Costel Nicuta, shofer i një kamioni për ti shpëtuar nuhatjes së qenve pasi i fshihte shqiptarët në kamion i lyente atë me një lëndë kimike e cila përdoret për zbardhimin e rrobave.

Era e kësaj lënde kimike bënte që qentë mos të arrinim të detektonin praninë e njerëzve në kamion.

Kjo metodë e shoferit 42-vjeçar rumun do të merrte fund mbrëmjen e 27 shkurtit 2020 kur kamionit iu bë një kontroll fizik i hollësishëm në zonën e Channel Tunnel afër Calais në Francë.

Kontrolli zbuloi tre shqiptarë rrobat e të cilëve ishin lyer me lënde kimike. Po ashtu pas arrestimit shoferit rumun iu gjetën shenja lënde kimike në bluzën që e mbante të veshur.

Costel Nicuta u dënua me 3 vite burg ndërsa shqiptarët e kapur u riatdhesuan.

“Kjo ishte një tentativë e tmerrshme fshehje njerëzish ilegalisht në Angli” u shpreh Chris Philp, ministër për emigracionin.

Grupet kriminale shqiptare në bashkëpunim me ato europiane marrin deri në 12.000 euro për të trafikuar një person nga Franca, Spanja, Holanda apo Belgjika drejt Anglisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel