Bergamo/ Një kishë në Itali jep lajmin e mirë, për herë të parë pas 40 ditësh nuk kishte asnjë viktimë

21/04/2020 20:03

Një varrezë në epiqendrën e koronavirusit në Itali, Lombardi, nuk ka pasur asnjë arkivol për herë të parë në 40 ditë, pas një muaji plot me viktima të pandemisë.

Fotot u publikuan nga kryebashkiaku i Bergamo, Giorgio Gori, ku kisha e varrezës tregohej e zbrazur.

Ai tha: “Sot më në fund mund t’ju jap një lajm pozitiv, në këto javë ka ulje të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Ky imazh nga kisha e varrezës ishte me pare i zënë tërësisht nga arkivolet e njerëzve e fiqnjëve tuaj. Tani mund të themi se kemi kaluar pjesën më të vështirë dhe të ruajmë shpresën.

Gomi tha se prej 1 marsit deri në Pashkë, zona ka pësuar mbi 600 vdekje, por falenderoi qytetarët për qëndrimin në shtëpi. Ai tha se nuk kishte publikuar më parë foto me kishën e mbushur me arkivole, prej respektit për viktimat.

Zhvillimi vjen teksa kryeminsitri Giuseppe Conte tha se do të njoftojë kësaj jave planet e zbutjes së izolimit. Ai shtoi se Italia nuk do të heqë dorë nga politika e kujdesit maksimal dhe se dalja nga bllokada do të bëhet sipas udhëzimeve serioze shkencore.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel