Sipas CNN-it, Kim Jong- Un, diktatori i Koresë së Veriut është në rrezik të madh për jetën, ndërkohë që së fundmi ka kryer edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Raportohet se inteligjenca amerikane është duke e monitoruar Kim Jong- Un, i cili përpos mungesave të tjera, nuk u shfaq as në ceremonitë e ditës më të rëndësishme për vendin, 15 prillin, ditëlindjen e tij.
Deri tani një burim për inteligjencën amerikane ka konfirmuar se Kim Jong- Un ka kryer ndërhyrje në sistemin kardiovaskular, për shkak të duhanpirjes dhe obezitetit.
Ai po trajtohet në një vilë në Hyangsan. E njëjta gjë ndodhi edhe në 2014-n, kur Kim Jong- Un u zhduk për 1 muaj dhe inteligjenca koreano- jugore raportonte se kishte hequr një cist nga gjuri.
Top Channel