Drejtori i burgut të Drenovës u komandua në Rrogozhinë, ja kush e zëvendëson
21/04/2020 10:57
Altin Gusho ish-shef sigurie i Burgut të Drenovës me largimin e Genc Fejzollarit ka kaluar tashmë si drejtor.
Top Channel ka raportuar më herët se Genc Fejzollari është komanduar si drejtor në burgun e Rrogozhinës që në momentin kur një jurist atje rezultoi pozitiv me CoVid-19.
Dhe si pasojë drejtori i burgut si dhe dy punonjës policie të cilët udhëtonin së bashku me juristin asokohe u vetëizoluan.
Top Channel