TIRANË- Bashkimi Evropian i ka dhuruar Shqipërisë rreth 20 mijë teste për Covid-19.

Lajmin e  ka bërë të ditur Shefja e operacionit ndërkombëtar të ONM, Genoveva Ruiz Calavera e cila shkruan se ky dhurim ka ardhur pas kërkesave të bëra nga Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca i cili shkruan se Bashkimi Evropian do të qëndrojë gjithmonë pranë Shqipërisë.

“Bashkimi Europian donacione për Shqipërinë me material për kontrollin e Covid-19.
Këto komplete  do të lejojnë 20,000 teste të kalibrojnë Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë” shkruan Soreca.

Ndërkohë Calavera shkruan:

“BE dhuron komplete testimi pas kërkesës  nga Institutet e Shëndetit Publik në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Janë dërguar sot. Së bashku më të fortë.”

Top Channel