Bari i çuditshëm në Vlorë/ Statusi i kryebashkiakut që paralajmëronte një instilacion

21/04/2020 15:35

Një status i çuditshëm i kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli pak ditë më parë shkaktoi zhurmë dhe habiti shumë njerëz të izoluar në shtëpi, në pamundësi për të verifikuar se çfarë po ndodhte në hyrje të qytetit.

“Na rezulton se gjatë këtyre 40 ditëve të karantinës në hyrje të Vlorës ka mbirë një lloj i panjohur bari i lartë që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjatë trupit.”

Por ndryshe nga sa u mendua në fillim dhe ndryshe nga sa u pa në foton e shpërndarë nga Leli ku u bëhej thirrje qytetarëve të mos afrohen, nuk bëhet fjalë për një bimë por për një instalacion.

Projekti duket se ende nuk ka përfunduar pasi i kontaktuar nga Top Channel për statusin e tij ne facebook kreu i bashkisë thotë se do të flasë kur projekti do të ketë përfunduar.

Top Channel