
27/02 07:52
Një punonjës i një prej fabrikave të Britanisë, e kishte zënë gjumi teksa ishte duke drejtuar një makinë “piru” dhe përplaset me raftet e ushqimeve dhe si rrjedhojë shpëton mrekullisht, nga qindra kutia që bien nga raftet.
Në videon e bërë virale, shikohet punonjësi teksa drejton makinën “piru”, duke fjetur…
Në një moment i humbet kontrolli i makinës dhe si rrjedhojë përplaset me raftin e ushqimeve aty pranë. Si pasojë e përplasjes qindra kuti ushqimore bien mbi makinë, por fatmirësisht punonjësi arrin që të shpëtoj mrekullisht.
Nuk dihet nëse punëtori ka pësuar lëndime si pasojë e incidentit, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel