Tradita e tmerrshme kineze! Gjymtimi i këmbëve konsiderohet ”simbol i bukurisë”

20/04/2020 19:54

Kina është konsideruar si vendi i traditave, ku para një shekulli në të mbizotëronte një traditë e tmerrshme.

Të gjitha vajzave që sapo hynin në moshën e pjekurisë, u gjymtoheshin këmbët. Madhësia e këmbëve lidhej drejtpërsëdrejti me fatin e saj, nëse kishte këmbë të vogla, ajo do të ishte në nga femrat më të kërkuara në të gjithë vendin dhe do të ishte një zonjë shtëpie për familjet më dinjitoze në Kinë.

Lidhur me këtë traditë, është shkruar një roman i tërë nga autorja kineze Lisa See. Në roman autorja flet edhe për një lidhje “Lantong”, e cila ka për qëllimin lidhjen e miqësisë midis dy vajzave, të cilat do të mbesin mikesha për të gjithë jetën. Por gjithashtu në roman transmetohen edhe çastet e tmerrit të gjymtimit të këmbëve, të cilat lidheshin me litarë të trashë dhe mbaheshin të lidhura deri sa këmba të merrte formën e plotë, që sipas profecisë ishin perfekte. Kjo traditë është duke u shuar në Kinë, dhe tashmë mbeten vetëm gratë e fundit që kanë përjetuar ato çaste të dhimbshme, të cilat si kujtim i dhimbjeve i kanë këmbët ende të gjymtuara dhe në përmasa larg normales.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA