“Njerëzit nuk mbajnë më”/ Në Francë shpërthejnë trazirat!

20/04/2020 18:33

Pakënaqësia me mënyrën e zbatimit të masave të izolimit ka bërë të shpërthejnë trazirat në periferitë e Parisit.

Banorët i vunë zjarrin koshave të mbeturinave e disa makina, dhe në fund, lëshuan fishekzjarre kundër forcave të rendit, që u përgjigjen me plumba gome e gaz lotsjellës.

Tensionet u përflakën nga një incident i fundjavës, kur një motociklist u plagos gjatë një kontrolli policor në Villeneuve-la-Garenne. Menjëherë rreth 50 kalimtarë të zemëruar u mblodhën në vendngjarje. 30 vjecari është shtruar në spital me këmbë të thyer pasi qe përplasur me derën e hapur të makinës së policisë. Banorët janë të bindur se dera ishte lënë ashtu qëllimisht.

Mbi çështjen është hapur një hetim. Mbrëmjen e së dielës, trazirat vazhduan për t`u qetësuar vetëm mëngjesin e sotëm. Kryeministri francez Edouard Philippe deklaroi një ditë më parë se policia ka kryer 13.5 milionë kontrolle që nga fillimi i karantinës në 17 mars. Francezët lejohen të dalin vetëm për qëllime thelbësore dhe me një letër ku shpjegohen arsyet e lëvizjes.

Më shumë se 800.000 vetë janë ndaluar për shkeljë. Ndaj policisë franceze kanë pasur edhe më parë ankesa për brutalitet si gjatë protestave kundër reformës së pensioneve, ashtu dhe gjatë tubimeve antiqeveritare të jelekëverdhëve. Presidenti Emmanuel Macron e ka shtyrë izolimin deri në 11 maj. Franca numëron deri tani 19.700 vdekje dhe gati 153 mijë infektime nga Covid 19.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA