Harry e Meghan ‘dush të ftohtë’ mediave: Nuk do të bashkëpunojmë më kurrë

20/04/2020 21:28

Në një letër me fjalë të forta, çifti ka thënë se gazetat e sensacionit kanë shkatërruar jetë njerëzish pa asnjë arsye.
Harry e Meghan u kanë thënë katër krerëve të ‘tabloid-ëve’ kryesore britanikë se nuk do të bashkëpunojnë kurrë me portalet.

Duka e Dukesha e Sussex janë zotuar se tashmë do të kenë “zero përfshirje ” me gazetat britanike Daily Mail, The Sun, Daily Mirror e Daily Express, si dhe me edicionet e tyre të së dielës.

Në një letër me fjalë të ashpra çifti thonin sot se kanë parë “jetë të shkatërruara për asnjë arsye, përveç shtrembërimeve e thashëthemeve me qëllim rritjen e të ardhurave të reklamave”.

Duke sulmuar pa kompromis shtypin e stilit ‘tabloid’, Harry e Meghan shkruanin: “Është shumë shqetësuese që një pjesë influencuese e medias, gjatë shumë viteve ka kërkuar ta izolojë veten nga marrja e përgjegjësive për publikimin e fakteve të shtrembëruara, të rreme ose shkelëse të privatësisë përtej arsyes”.

Ata insistonin se vendimi i tyre nuk kishte të bënte me evitimin e kritikave apo me censurimin e shtypit serioz.
“Ne nuk do ta ofrojmë veten si valutë për industrinë e klikimeve apo të shtrembërimeve, prandaj do të bashkëpunojmë vetëm me mediat lolake, rajonale, të pavarura ose gazetarë të rinj”.

Opinionisti i njohur britnaik Piers Morgan, ish-kryeredaktor i Mirror dhe kritik i vjetër i çiftit, hidhte dyshime mbi kohën e njoftimit të tyre, në mes të pandemisë së koronavirusit.
“Imagjino të njoftosh këtë në mes të pandemisë, sikur njerëzit e kanë mendjen te egot e tyre të vogla kur te tjere janë duke vdekur në vendin e punës. Një çift narcisistësh në deluzion”, shkruante ai.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA