Varur në 828 metra, punëtorët nepalezë pastrojnë ndërtesën më të lartë në botë në Dubai
Marina franceze po heton se si koronavirusi ka infektuar më shumë se 1,000 marinarë në bordin e aeroplanmbajtëses së saj kryesore Charles de Gaulle, e cila ka nisur tashmë një proces të gjatë dezinfektimi që prej kthimit në bazën e Toulon disa ditë më parë.
Vetëm 20 nga detarët janë shtruar në spital dhe 1 në kujdes intensiv, tha komandanti Eric Lavault.
Nga katër ushtarakë amerikanë që shërbenin në Charles de Gaulle si pjesë e programit të këmbimeve, vetëm dy rezultuan të infektuar.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në komisionin e mbrojtjes, Lavault insistonte se kapiteni ishte përpjekur të ruajte distancimin mes ushtarakëve.
Një shpërthim i ngjashëm epidemie ndodhi më herët në aeroplanmbajtësen amerikane USS Theodore Roosevelt çka soli shkarkimin e kapitenit të saj dhe dorëheqjen e sekretarit të marinës.
Marina franceze nuk u prek shumë nga skandali por ministri i mbrojtjes u mor në pyetje në komisionet parlamentare.
Ministri Florence Parly tha se 1,081 detarë nga ekuipazhi prej 2,300 njerëz i Charles de Gaulle ka rezultuar pozitiv deri tani. Ai u justifikua se gjatë lundrimeve kishte pasur dhe gazetarë në bord dhe një ndalesë ishte kryer në portin Brest në mes të marsit.
Parly shtoi se në Detin e Veriut temperaturat kishin rënë në -5 gradë, ndërsa në datat 4-5 prill kishte ndodhur rritja e numrit të infektimeve pas skanimit të mushkërive te të dyshuarit.
Top Channel