Fenomeni i rrallë në Verona, ylberi shfaqet si një“buzëqeshje”

20/04/2020 19:23

VERONA- Një fenomen i rrallë ka ndodhur pas një shiu të rënë në një zonë të Veronas në Itali. Bëhet fjalë për një ylber por ndyrshe nga sa jemi mësuar të shohim ky ylber ishte i përmbysur.

Ky fenomen i rrallë ka tërhequr vëmendjen e fotografëve të cilët kanë shkrepur foton që më pas u shpërnda në  mediat italiane. Kjo ka ndodhur në afërsi të liqenit të Gardas. Ndërkohë sipas ekspertëve ky lloj ylberi është në afërsi të Zenitit në krahasim me ylberët e tjerë. Kjo është shkaktuar nga kristale të vogla akulli më shumë sesa pikat e kondesuara. Kjo shkakton edhe efektin e reflektimi.

“Është një fenomen shumë i rrallë” tha Nicola Bertolotto, pronare e faqes së informacionit social M Meteo Caprino’, shumë e njohur në Verona.

“Formimi i tyre kërkon kushte atmosferike që pothuajse asnjëherë nuk ndodhin. Zakonisht ato kanë ngjyra shumë të forta dhe janë tipike për zonat polare. Fakti që ato shfaqen lart, shumë afër diellit, e bën të vështirë identifikimin e tyre “ shtoi më pas ajo.

Sidoqoftë, ylberi “në formë të buzëqeshjes” ishte një tregues i një ndryshimi meteorologjik: nga temperaturat e mëngjesit duke u ulur pas një fundjave shumë të nxehta për periudhën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA