Burri monstër vret të shoqen 20-vjeçare me zjarrvënie në Irak

20/04/2020 19:27

Pamje shokuese dolën sot në mediat irakene pasi një grua vendase u sulmua me zjarrvënie nga bashkëshorti i saj “monstër”, para se të vdiste në spital nga plagët.

Malak Haider al-Zubaidi, 20 vjeçe, ndërroi jetë në spitalin e Najaf të shtunën pas dështimit të organeve prej diegieve.
Mediat vendase thanë se bashkëshorti i saj oficer policie Mohammed Al Mayahli, besohet se i ka vënë zjarrin me ndërgjegjie.

Sipas familjes së të ndjerës Malak, Al-Mayahli e kishte sulmuar me kabllin e karikuesit të telefonit, para se ta lagte me benzinë e t’i vinte zjarrin.

Ata thanë se kjo vinte pas një sjellje të vazhdueshme abuzive, teksa e kishte detyruar gjithashtu të ndëpriste kontaktet me familjen e saj tetë muaj para incidentit.

Policia tha se ai është arrestuar dhe hetimet vazhdojnë.

Al-Mayahli mohon krimin, duke thënë se viktima i shkaktoi vetë plagët pasi vuante nga probleme mendore. “Ajo e dogji veten me benzinë pasi më akuzonte mua dhe familjen time … ata që postojnë këto gënjeshtra duan të njollosin familjen time”, tha i akuzuari.

Çështja ka shkaktuar zemërim të gjerë në Irak pas postimit të fotove tronditëse të viktimës në spital, dhe aktivistët kanë kërkuar ligje të reja kundër dhunës në familje.

Sipas kodit penal të Irakut, burri ka të drejtë “të disiplinojë” gruan dhe ligji nuk e ndalon dhunën ndaj saj, por në kushtetutë ka një frazë ku thuhet se “janë të ndaluara të gjitha format e dhunës dhe abuzimit në familje”.
Al-Jazeera raporton se 1 në pesë gra në Irak është viktimë e dhunës shtëpiake.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA