Ledri Vula ishte një ndër artistët e parë që vendosi të gjendet pranë publikut me muzikën e tij gjatë periudhës së karantinimit.
Edhe pse ishte planifikuar të publikohej në muajin prill, reperi i dashuri i publikut shqiptar vendosi të publikonte albumin e tij “10/10” në muajin mars, duke u bërë shoqëruesi më i mirë i ditëve të karantinimit.
Publiku e ka mirëpritur albumin e artistit, i cili derimë tani ka publikuar 5 këngë. Kësaj javë listës së “Top Awards” i është shtuar kënga më e re e Ledrit, e cila është një bashkëpunim me Lyrical Son dhe Singi. Falë hyrjes në klasifikim të këtij projekti muzikor, Ledri ka arritur të shpallet artisti me më shumë këngë në “The Top List”, duke mposhtur Capital T, i cili më parë mbante këtë rekord.
Kjo javë e gjen Ledri Vulën me plot 9 këngë në klasifikim, 5 prej të cilave pjesë e albumit të ri, ndërsa 4 këngë të tjera janë “single” dhe bashkëpunime.
Këngët me të cilat Ledri gjendet në listë janë: “Prej Inati”, “10/10”, “Alien”, “Piano Rap”, “Kiss Kiss”, “MEM”, “M’ke harru”, “Aje” dhe “100” të cilat pozicionohen përkatësisht në vendin tretë, 10-të, 16-të, 27-të, 39-të, 42-të, 50-të, 63-të dhe 100-të.
Nga ana tjetër, Capital T ka vendosur të mos prodhojë asnjë këngë gjatë kësaj periudhe. Projekti i tij i fundit është publikuar në muajin shkurt, “Je t’aime”.
Momentalisht Kapoja gjendet në listë me 8 projekte muzikore: “600 PS”, “Akull”, “Hala”, “Kujtime”, “Je t’aime”, “Fustani”, “Hookah”, “200 Dite” të pozicionuara përkatësisht në vendin e 6-të, 14-të, 25-të, 28-të, 34-t, 41-të, 43-të dhe 44-t.
Top Channel