Vangjeli, është një nga djemtë që ka rrëmbyer zemrën e publikut në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell”.
Ai zhvilloi katër takime me Antonetën, dy me Edonën dhe një me Inën, por së fundmi vendosi që të largohet nga emisioni.
Vendimi i tij u mor pasi Ina, Antoneta, por edhe Edona së fundmi, e kosnideruan si një mik të mirë, por jo si partnerin e tyre të ardshëm.
“Ti ke fituar afeksionin e publikut, por edhe tonën”, tha Nevina (drejtuese e Rubrikës). Padyshim që largimi i Vangjelit ka trishtuar të gjithë fansat e tij, të cilët nuk janë të pakët. Por siç e tha dhe Nevina: “Ti Vangjel do të jesh me ne në një mënyrë dhe një tjetër, do të mbetemi në kontakt”. Pra ende ka një derë të hapur për Vangjon, siç e quanin të gjithë, presim edhe të shohim…
Top Channel