Lidhja mes Feros dhe Arbenita Ismajlit duket se ka përfunduar, edhe një herë. Reperi dhe modelja po shijonin prej më shumë se një viti romancën e tyre, e cila duket se ka pasur sërish një krisje.

Çifti nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, e përveç kësaj, aludimet për ndarjen e tyre i përforcon edhe shprehja e fundit e modeles në story.

“Është më mirë të mos kesh askënd, sesa të kesh dikë që është pjesërisht aty, ose nuk dëshiron të jetë aty.”- janë fjalët e Arbenitës të cilat me siguri janë thumb për Feron.

Megjithatë fotot e dyshes së famshme vazhdojnë të qëndrojnë ende të pafshira në llogaritë e tyre.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel