
“Yjet Shqiptarë të Diasporës”, Danja Koka moderatore e gjysmëfinaleve dhe finales së madhe! Zbulon surprizat e projektit të “Fondacionit Dritan Hoxha”
01/05 10:44
Pak muaj më pare, moderatorja e “E Diell” Fjoralba Ponari deklaroi se do t`i futej muzikës dhe se do të ishte nën menaxhimin e artistit të mirënjohur MC Kresha.
I ftuar në puntatën e sotme të programit të së dielës në Top Channel përmes një lidhjeje skype, MC Kresha dha një përgjigje zyrtare se kur do të dalë kënga e parë e Ponarit.
“Unë nuk besoj që Fjoralbës do t`i mjaftonte vetëm një këngë” ka pohuar Kresha. “Arti është më shumë se një këngë dhe Fjoralba besoj që është e përgatitur për të realizuar me shumë sesa një të tillë” u përgjigj ai.
Ndër të tjera artisti zbuloi se në album, Ponari do të ketë disa bashkëpunime, ku njëri prej tyre do të jetë dhe MC Kresha.
Top Channel