Presidenti Vladimir Putin tha se autoritetet ruse e kanë nën kontroll të plotë krizën e koronavirusit dhe se gjithçka do të funksionojë me ndihmën e Zotit, një deklaratë kjo në kohën kur vendi të dielën regjistroi një rritje rekord të rasteve brenda 24 orëve.
Rusia të dielën raportoi 6.060 raste të reja në 24 orët e mëparshme, duke e çuar numrin e saj të përgjithshëm në 42.853, megjithëse numri zyrtar i vdekjeve prej 361 mbetet relativisht i ulët në krahasim me vendet e tjera me një numër të ngjashëm rastesh.
Në një video-mesazh për Pashkët Ortodokse, Putin tha se festa do të forcojë shpresën dhe besimin e rusëve, sepse ringjallja e Krishtit është një simbol i fuqishëm i rilindjes dhe një kujtesë se jeta vazhdon.
Udhëheqësi rus, i cili dukej tejmase i qetë teksa fliste, tha se vendi i tij kishte të gjitha burimet e nevojshme për të bërë atë që ishte e nevojshme për shëndetin e njerëzve dhe ekonominë.
“Të gjitha nivelet e pushtetit janë duke punuar në një mënyrë të organizuar, të përgjegjshme dhe në kohë,” tha Putin.
Top Channel