“E sigurt që nuk je në epokën e gabuar?!”/ Deklarata e Merz për Europën, Kremlini e krahason me Hitlerin: Jemi në 2026-ën, jo 1933 13/02 22:36
Kroacia njoftoi të shtunën se do të zgjasë izolimin për shkak të koronavirusit edhe për 15 ditë të tjera. Autoritetet atje i kanë mbyllur dyqanet, baret, restorantet, shkollat dhe transportin publik një muaj më parë.
Vetëm dyqanet ushqimore, barnatoret dhe stacionet e benzinës kanë mbetur hapur. Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq, tha se masat e izolimit do të vazhdojnë deri më 4 maj.
Ai tha se qeveria po i shqyrton edhe planet për rihapjen e ekonomisë, por duke i mbajtur njerëzit të sigurt. Kroacia ka regjistruar mbi 1,800 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Tridhjetenëntë pacientë atje kanë humbur jetën./REL
Top Channel