“Ina dhe Geri miq, ai që i duhet Inës jam unë”/ Njihuni me konkurrentin e çuditshëm që iu bashkua “Përputhen”

19/04/2020 17:16

Dashuria është shprehur dhe puthja është dhënë. Por ajo që mungonte ndaj Inës dhe Gerit ishte një provë dashurie. Edhe kjo u realizua nga konkurenti më i ri në “PërPuthen, Gretion Pashollari. Nevina e prezantoi si një pjesëtar të publikut që e shikonte situatën nga larg dhe kishte diçka për të thënë. Më pas Gertioni filloi të argumentojë se sipas tij, Ina dhe Geri nuk ishin ende një çift, por thjeshtë miq të mirë. Personi që Ina dëshironte në krah, sipas Greitonit, ishte vetë ai. Pas diskutimeve mes tyre, Ina ja mbylli “derën” për një vazhdimësi sëbashku.

Duke rikonfirmuar edhe njëherë pëlqimin që ka për Gerin.  Në këtë mënyrë Ina arriti ta kalojë mjaft mirë këtë provë të parë dashurie. Ndërsa Gretioni nga krahu tjetër, është konkurrenti më i ri që i bashkohet “PërPuthen” dhe djemtë e tjerë të panelit, duhet të ndihen të rrezikuar për dy vajzat e tjera të lira, Antonetën dhe Edonën.

Gretion: Në bazë të analizimeve të mia, duke qenë nga jashtë, duke e parë të gjitha situatat që ndodhin në përputhen. Unë dua të theksoj dhe të flas në lidhje me të ashtuquajturin Ina, Geri. Këta janë në çift në rrugën e duhur por që secili po ecën në një drejtim tjetër. Kanë ecur në atë stadin e shoqërisë shumë të ngushtë, por për mua këtu nuk ka më shumë se miq. Nuk ka përputhje mes tyre.

Geri: I uroj suksese djalit që ka ardhur, por ka ardhur pas pilafit.

Ina: Unë pilaf s’jam, kjo është fakt dhe e sigurt. Përtej metaforës që përdori Geri. Nuk e di se përse I është dhënë zë djalit. Unë kam shumë mesazhe në inbox, djem që duan të jenë me mua dhe thonë të njëjtën gjë. E vlerësoj shumë mendimin e tij, por nuk kam asnjë interes për ta njohur. Nuk e di çfarë mund të bëjë ai për të më ngjallur interesin për ta njohur por…

Ina: Ke 60 sekonda, përse duhet të dal unë me ty?

Gretion: Mashkulli ideal që t’i kërkon nuk është ende në këtë sallë, erdhi sot.

Ina: Përse je t’i djali ideal për mua, 10 sekonda?

Gretion: Sepse je një femër me karakter të fortë edhe unë gjithashtu.

Ina: Tre tipare të karakterit tënd?

Gretion: Vullnet, besueshmëri dhe sinqeritet.

Nevina: A nuk është për t’u vlerësuar fakti që gjithsesi ka marrë guximin dhe ka ardhur këtu dhe me një sfidë goxha të madhe.

Ina: Unë e vlerësoj në fakt. E di çfarë nuk vlerësoj dhe e kam thënë në puntatat e kaluara, unë jam shumë koherente në ato çfarë them. Një nga gjërat nesër, pasnesër sado vjeç të jem kur t’i rikthehem përputhjes, nuk do të më vij turp për atë që kam thënë. Ajo që nuk më pëlqen është që djali zgjedh të vij dhe zgjedh të vij duke goditur, Jo gjithmonë sulmi është mbrojtja më e mirë. Nëse mendon të më njohë mua. Unë përshembull po të isha mashkull, do të kisha krijuar disa letra me tiparet e karakterit tim, ky të më kishte dorëzuar dhe unë të mahnitesha, kush është ky që më njeh kaq mirë. Dhe më pas të më tregonte pak nga karakteri i këtij dhe unë të thoja wow.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA