“E Diell” me rubrikat e saj këtë sezon ka qenë një surprizë e bukur për publikun shqiptar. “PërPuthen” është një nga rubrikat më të ndjekura. Aty bëhet bashkë, e papritura, dashuria, humori, sarkazmi dhe debati. Ku flasim për të papriturën e kemi fjalën edhe për këtë që ndodhi gjatë puntatës së sotme.
Mareni, u tha se do të largohej nga emisioni, madje një gjë e tillë u konfirmua dhe vetë nga ai puntatën e kaluar. E gjitha ndodhi pasi ai i kërkoi “llogari” Antonetës se përse nuk e kishte zgjedhur në takime, edhe pse ai i kishte shprehur hapur pëlqimin dhe besnikërinë ndaj saj.
Këto fjalë Antoneta i perceptoi si një sulm, dhe vendosi që të mos t’i japë një mundësi. Kështu që ai pranoi të largohej, pasi ishte i interesuar vetëm për të, dhe me Edonën e Inën (dy vajzat e tjera të panelit të vajzave), nuk shikonte ndonjë “përputhje”.
Mirëpo, Antoneta gjatë javës i kishte kërkuar produksionit që Mareni të rikthehej, pasi dëshironte që t’i jepte dhe një mundësi. Bukuroshja bionde vendosi që këtë javë të dilte një takim me Marenin, nga ku do të vendoset më pas nëse ata do të kenë ndonjë vazhdimësi sëbashku.
Top Channel