Dërgonte pacientë të infektuar me COVID-19 falas në spital, stafi mjekësor i bën surprizën e papritur taksistit

19/04/2020 21:03

Një shofer taksie është befasuar nga ovacionet dhe një shumë e parave të dhuruara, nga mjekët e një spitali në Madrid, pasi ai vazhdimisht dërgonte pacientë të infektuar me koronavirus falas për në spital.

Taksisti, ishte telefonuar nga spitali për të dërguar gjoja një pacient të infektuar me virusin korona, por kur mbërriti në spital, stafi mjekësor i kishte përgatitur surprizën e ëmbël.

Në videon e bërë virale, shikohet taksisti i befasuar nga kjo surprizë, madje dhe i përlotur nga emocionet e tepërta. Video është shikuar 3.2 milionë herë në rrjete sociale dhe në drejtim të saj kanë vërshuar mijëra komente pozitive. Sakaq, kujtojmë që Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në botë. Deri më tani vendi mesdhetar ka raportuar më shumë se 20,000 viktima, ndërsa rreth 200,000 të tjerë janë shpallur të infektuar.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA