Është rritur në 15.464, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar, me 888 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.
Departmenti i Shëndetit Britanik në twitter njoftoi se që nga fillimi i krizës së koronavirusit janë testuar gjithsej 357.023 persona, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 21.389 teste.
Autoritetet shëndetësore, të cilat më 16 prill zgjatën masat e bllokimit për tre javë të tjera, konfirmuan gjithsej 114.217 raste pozitive të koronavirusit në vend. Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizatata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, mbi 2.25 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në mbarë botën, me rreth 156 mijë të vdekur dhe rreth 578 mijë të shëruar.
Top Channel