Boris Johnson humbi 5 takime kryesore të koronavirusit, por qeveria mbron udhëheqjen e tij

19/04/2020 13:49

Një figurë e lartë e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar ka mbrojtur qasjen e kryeministrit Boris Johnson për pandeminë e koronavirusit, pas një kritike të gjerë në gazetën Sunday Times.

Ministri i kabinetit, Michael Gove e përshkroi artikullin e Sunday Times – i cili raportoi se Johnson kishte humbur pesë takime urgjente për virusin dhe akuzoi qeverinë se nuk kishte urdhëruar pajisje mbrojtëse ose paralajmërime të shkencëtarëve – si “groteske”.

“Ideja që Kryeministri anashkaloi takimet që ishin jetike për përgjigjen tonë ndaj koronavirusit, unë mendoj se është grotesk,” i tha Gove Sophie Ridge në Sky News të Dielën.

“E vërteta është se ka pasur takime në të gjithë qeverinë, disa prej të cilave u kryesuan nga Sekretari i Shëndetësisë, disa nga ministrat e tjerë, por Kryeministri mori të gjitha vendimet kryesore”, tha Gove.

Duke folur më vonë në emisionin The Andrew të BBC-së, Gove pranoi që Johnson nuk kishte marrë pjesë në pesë mbledhjet e ‘Kobra’,por tha që kjo nuk ishte e pazakontë pasi takime të tilla zakonisht drejtoheshin nga Sekretari përkatës i Shtetit.

Kobra është emri i dhënë i takimeve ndër-sektoriale në dhomën e kumtesave të zyrës së kabinetit “A.” Për shkak të natyrës serioze të këtyre takimeve, ato zakonisht kryesohen nga kryeministri ose një ministër tjetër i lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA