Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 160 mijë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, thuhet se 160,903 persona në botë kanë humbur jetën nga COVID-19 ndërsa numri i rasteve ka arritur në 2,340,856. Ndërkohë të shëruar rezultojnë 600,746 persona.
Deri më sot vdekjet më të shumta nga COVID-19 janë shënuar në SHBA me 39.015 vdekje, e cila ndiqet nga Italia me 23.227, Spanja me 20.639, Franca me 19.323, Britania e Madhe me 15.464, Belgjika me 5.453, Irani me 5.031, Kina me 4.632 dhe Gjermania 4.538.
Vendet e tjera me mbi 1.000 viktima janë Holanda me 3.601, Brazili me 2.372, Turqia me 1.890, Suedia me 1.511, Zvicra me 1.368 dhe Kanadaja me 1.470 të vdekur.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Deri më tani, 600.006 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen ndërsa aktualisht ka mbi 1.5 milionë raste aktive që presin të shërohen./AA
Top Channel