Autorja e programit hedh “bombën”! Në ‘Përputhen’ ndodh ajo që prisnit të gjithë (foto)

19/04/2020 13:14

Përputhen padyshim është kthyer në një prej emisioneve reality më të ndjekur në vend dhe personazhet e saj ndër më të dashurit e publikut!

3 vajza përballë djemve për të zgjedhur “Përputhjen” e tyre ideale.

E ndërsa disa prej çifteve janë drejt konsolidimit ose në rrugën e duhur, një çift duket se tashmë e ka finalizuar rrugëtimin e tij.

Janë pikërisht Ina dhe Geri, dyshja karizmatike që kanë bërë publikun për vete që në fillimet e “PërPuthen”.

Autorja e programit, Olsa Muhameti, ka postuar një foto në instagramin e saj, pikërisht me momentin që të gjithë prisnim, një puthje të çiftit! Prej shumë ditësh, me leje të produksionit kanë qëndruar së bashku dhe deri më tani nuk kanë ndarë puthjen mes tyre për të mos rrezikuar njëri-tjetrin gjatë kësaj pandemie, por tani që asnjëri nuk rrezikon tjetrin, Ina dhe Geri kanë ndarë puthjen e parë!

A do të kemi një puthje dhe në emision? Kjo vlen për t’u parë sot në E Diell, në orën 15:00!!

FOTO GALERI
2/5

Top Channel