Televizioni grek Skai është sulmuar me bomba molotov. Sipas njoftimit të telvizionit, 4 persona të maskuar, hodhën në ambientet e televizionit, 3 kokteile molotov dhe u larguan në rrugicat e zonës. Sulmi ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit.

Dy prej molotovëve ranë në një ballkon dhe një tjetër në oborrin anësor të media grupit. Dëmet ishin të vogla, pa asnjë rrezik për jetët e punonjësve të cilet ndodheshin brenda godinës së televizonit.

Skai tv, njoftoi se programi vazhdon normalisht. Për momentin policia ende nuk ka të arrestuar lidhur me ngjarjen. Dyshohet se akti është vepër e organizatave të ekstremit të majtë, të cilat e kanë sulmuar këtë media edhe herë të tjera.

Skai tv, është sulmuar edhe 3 herë të tjera me bomba dhe me lënë shpërthyese. Në të treja rastet sulmet kane qenë vepër e ektremistëve të majtë. Përplasje ka pasur edhe me ekstremistet e djathtë, të cilet e kanë kritikuar media grupin, për pikëpamjet e tij liberale në çështjet e historisë së vendit, apo në përkrahjen e politikave kundër ekstremistëve të Agimit të Artë dhe organizatave të ekstremit të djathtë të mbështetura nga kisha ortodokse greke.

Një ditë më parë, një ekip xhirimi i këtij televizioni, u sulmua prej fashistëve të Agimit të Artë jashtë një kishe e cila kishte hapur dyert dhe kryente shërbesa fetare, kundër urdhrërit të qeverisë për parandalimin e Covid-19.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA