Shqiptarët ikin në Itali/ 47 u kthyen nga Stambolli në mëngjes, futen në karantinë në Golem

18/04/2020 21:00

Në aeroportin e Rinasit u hapën dyert për të riatdhesuarit shtetas shqiptar që kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit. Këtë të shtunë u riatdhesuan përmes “Air Albania” nga Stambolli 47 shtetas, kryesisht studentë.

Resmi Dershaj erdhi në Shqipëri si i ftuar në një ditëlindje, por nga pandemia ngeci në Tiranë duke u izoluar nga pjesa tjetër e familjes që jeton në Itali.

Misionet e riatdhesimit do ta vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme. Qytetarët duhet të orientohen në website airalbania.com.al për të paguar biletën e kthimit si edhe për të rezervuar hotelin ku do karantinohet përgjatë 14 ditëve.

Top Channel