Pas pensionistëve, nesër për ajrosje një tjetër kategori, Rama: Do të dalin vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç

18/04/2020 13:57

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një reagimi në Facebook ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të lejohen të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç.

Kujtojmë se sot deri në 11:00 janë lejuar të dalin vetëm pensionistët ndërsa nesër do të jetë dita e nënave me fëmijë.

Rama ka shkruar se ata që do të dalin duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë, ndërsa shkruan se të gjithë baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00.

“Nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç

Kujdes! Nënat dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë

Të gjithë ne baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00” shkruan Rama.

Top Channel