“Një botë, bashkë në shtëpi”/ Koncerti në mbështetje të mjekëve në frontin e parë të luftës

18/04/2020 13:22

Një koncert i mbushur plot me yje, do të transmetohet live në internet dhe në televizione për të mbështetur punonjësit e sistemit shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit në luftën me koronavirusin.

“The one world: Bashkë në shtëpi, do të bëjë bashkë më shumë se 100 artistë, përfshirë Rolling Stones dhe Billie Eilish, që do të performojnë live nga shtëpitë e tyre. Eventi global që do të zgjasë tetë orë, është organizuar nga lëvizja global citizen dhe organizata botërore e shëndetësisë, në bashkëpunim me Lady Gagën.

“Ne vërtetë jemi të ndarë tani, por kjo mbledhje së bashku, nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme”, tha Global Citizen në një deklaratë.

Personalitetet e televizioneve amerikane, Stephen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallon, do të drejtojnë shoun, dhe do të jenë pjesë e tyre edhe Elton John, Taylor Swift dhe Oprah Winfrey.

Të katër anëtarët e Rolling Stones, Mick Jagger, Keith Richards, Charlie Watts dhe Ronni Wood, do të marrin pjesë. Shikuesit në të gjithë botën do të mund të shohin eventin të ndarë në dy pjesë. Transmetimin livestream, nga ora 8 e mbrëmjes së të dielës, sipas orës sonë, dhe transmetimin në televizione, mes orës 2 deri në 4 të mëngjesit të së dielës, sipas orës sonë.

Në event do të rrëfehen po ashtu edhe histori të vërteta të infermiereve dhe mjekëve që luftojnë epideminë e koronavirusit. Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për fondin e OBSH për luftën ndaj covid 19.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA